Berisha: Serbia, përpjekje të padobishme

06/09/2010 14:45

Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria nuk do të paraqesë një rezolutë të sajën për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por shpreson që Serbia të tërheqë rezolutën e vet.

Në një intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard”, Berisha i ka cilësuar si të paarsyeshme dhe të kota përpjekjet e Serbisë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Të gjitha përpjekjet e Serbisë për t’iu kundërvënë verdiktit ndërkombëtar janë bizare dhe nuk ndihmojnë. Nga ana e saj, Shqipëria nuk do të paraqesë një rezolutë, por do të mbështesë rezolutat e vendeve të tjera”, ka pohuar Berisha.

Top Channel