Krerët e vendit urojnë në ditën e parë të shkollës

06/09/2010 16:20

Përfaqesuesit më të lartë të vendit kanë qenë të pranishëm në fillimin e këtij viti të ri shkollor, duke i uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit.

Presidenti Bamir Topi, nga shkolla 9-vjecare Tufinë në fshatin Dajt, jo vetëm ka uruar të gjithë nxënësit, por ka uruar që në cdo skaj të shkollave të vendit të ketë internet.

“Ashtu sikurse eshte thene qe do te futet dhe do te zgjerohet rrjeti i internetit dhe ne te gjitha shkollat dita e neserme, te jete dite qe do te lidhe te gjithe rrjetet e shkolles, nepermjet internetit qe eshte dritarja me moderne per te njohur boten”, u shpreh Topi.

Kryeministri Sali Berisha, pasi ka inaguruar perfundimin e punimeve ne shkollen Pal Zefi ne Rrushkull, ka theksuar se kete vit jane hapur qindra laboratore kimie, fizike dhe informatike ne gjithe vendin.

Kreu i bashkise, Edi Rama ka zgjedhur shkollen 9-vjecare “Naim  Frasheri”, ku jo vetem ka uruar nxenesit dhe mesuesit por ka premtuar se si kjo shkolle e rikonstruktuar do te kete edhe shume te tjera

Top Channel