Petraeus: Djegia e Kuranit dëmton trupat

07/09/2010 04:40

Gjenerali trupave të aleancës në Afganistan, David Petraeus kritikoi ditën e hënë planin e një kishe në Florida e cila parashikon djegiën masive të Kuranit.

“Djegia e Kuranit mund të ndikojë në sigurinë e trupave amerikane jo vetëm në Afganistan, por edhe më gjërë dhe do të sillte shtimin në radhët e terroristëve”, thuhet në një komunikatë të lëshuar për mediat nga gjenerali, Petraeus.

Reagimi i gjeneralit ka ardhur pas publikimit në një faqe internetit të vendimit të marrë prej priftit të një kishë në Florida për të djegur në mënyrë masive librin e Kuranit duke e quajtur atë si “librin e djallit”.

Top Channel