Kurbin, mbyllet shkolla, banorët në protestë

07/09/2010 09:25

Sistemi arsimor në vendion tonë po has më shumë vështirësi në zonat e thella malore.

Kështu, një ditë pas celjes së vitit të ri shkollor për ciklin parashkollor dhe atë të mesëm, një shkollë në Kurbin nuk i ka hapur dyert. Kjo ka bërë që banorët të protestojnë, duke kërkuar shkollimin e fëmijëve të tyre.

52 nxënësit e shkollës së fshatit Gallatë në këtë rreth kanë ngelur në rrugë pasi sipas Drejtorisë Arsimore, shkolla 9 vjecare është mbyllur për mungesë fondesh. Banorët kanë kërcënuar me përshkallëzim të protestës, sepse sipas tyre, shkollat e tjera janë shumë larg.

Top Channel