11/9, pastori amerikan: Të djegim Kuranin

08/09/2010 08:00

Duke mos marrë parasysh apelet e diplomatëve, gjeneralëve dhe krerëve fetarë, një pastor amerikan sfidon botën islamike, duke ftuar amerikanët të “djegin në shesh Kuranin”.

Ky gjest do të ndërmerrej, sipas tij, për të nderuar viktimat e 11 shtatorit.

Kundër iniciativës së At Terry Jones, përgjegjës i Dove Outreach World Center të Gainesville, janë shprehur përfaqësues të Iranit, por edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bloomberg dhe Shtëpia e Bardhë.

Top Channel