Djegia e Kuranit, reagon Bloomberg
09/09/2010 10:15
Për kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, djegia e Kuranit është një fyerje, por edhe një e drejtë e mbrojtur nga amendamenti i parë.
Michael Bloomberg ka dënuar iniciativën që pritet të ndërmerret më 11 shtator nga pastori Terry Jones në Florida, por ka mbrojtur gjestin si një e drejtë.
“Nuk mund të përdorim amendamentin e parë vetëm kur na pëlqen”, është shprehur Bloomberg, duke iu referuar kushtetutës e cila garanton lirinë e shprehjes së mendimit.
Top Channel