Florida, anulohet djegia e Kuranit

09/09/2010 23:25

Pastori i kishës së vogël në Florida, anuloi djegien e Kuranit, e parashikuar të ndodhë më 11 shtator.

Terri Xhones deklaroi do të tërheqë planin e tij për djegien e librit të shenjtë musliman në Florida pas tërheqjes së ndërtuesve të xhamisë në “Ground Zero” dhe zhvendosjen e saj.

Pastori kishte deklaruar më parë se djegia e Kuranit ishte një formë e luftës kundër terrorizmit, edhe pse plani i tij u dënua ashpër nga mjaft shtete e institucione ndërkombëtare.

Vetë presidenti Obama apeloi për anulimin e djegies pasi akti në thelb, sipas tij, do të forconte radhët e organizatës terroriste Al Kaeda.

Top Channel