Asambleja e Përgjithëshme e OKB-së ka nisur punimet pas bllokimit prej më shumë se 2 orësh prej Serbisë e cila kërkonte mospraninë në sallë të delegacionit kosovar.

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç nisi të prezantojë rezolutën e ndryshuar, rezolutë e mbështetur edhe nga 27 vendet e Bashkimit Europian.

Pika 1 e projektrezolutës serbe përmbante: Serbia nuk njeh dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ndërsa në vijim të projektrezolutës Serbia vlerëson gatishmërinë e Bashkimit Europian në intensifikimin e dialogut mes 2 palëve, për të siguruar, sipas saj, marrëdhënie më të mira mes serbëve dhe shqiptarëve.

Top Channel