Presidenti serb Boris Tadic do të bisedojë pas kthimit nga Nju Jorku me ministrin e Jashtëm Vuk Jeremic, për ndryshime të mundshme në dikasterin e këtij të fundit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, të cilat aludojnë se Jeremic mund të lëvizet nga funksioni i shefit të diplomacisë.

Këtë gje e kanë kërkuar edhe përfaqësues të partive të tjera, në vecanti lideri i Partisë Progresiste, Tomisllav Nikolic.

Megjithatë, Tadic ende nuk ka vendosur dhe për këtë pritet kthimi nga Nju Jorku i delegacionit serb, që mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Top Channel