Ministria e Jashtme në Moskë ka deklaruar se Rusia e mbështeti projekt/rezolutën për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pasi ajo ishte e pranueshme nga Serbia.

“Rusia u bazua në faktin se përmbajtja e dokumentit të propozuar nga Serbia dhe BE-ja ishte e pranueshme për Beogradin”, thuhet në një komunikatë.

Diplomacia ruse rikonfirmon kështu mbështetjen ndaj Serbisë, si dhe qëndrimin e saj se bazë për zgjidhjen e cështjes së Kosovës mbetet rezoluta 1244.

“Angazhohemi për ripërtëritjen e dialogut mes palëve të interesuara, me qëllim zgjidhjen e cështjes së Kosovës, baza ligjore e të cilës mbetet rezoluta 1244”, thuhet më tej në dokument.

Top Channel