Shtypi britanik ka vlerësuar me nota pozitive miratimin e rezolutës së ndryshuar të Serbisë për Kosovën, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Ky veprim shënon fundin e luftërave në Ballkan”, shkruan “Times”, sipas të cilës Serbia ka rënë dakord që të heqë dorë nga rezistenca ndaj pavarësisë.

“Serbia do t’i lejojë shumicës shqiptare që përfundimisht të fillojë të formojë të ardhmen e vet”, shkruan gazeta prestigjoze.

Edhe “Financial Times” përshëndet miratimin e rezolutës dhe shkruan se, Beogradi tani shpreson se do t’i hapet rruga për bisedime me Prishtinën nën ndërmjetësimin e BE-së.

Top Channel