Djegia e Kuranit, Obama: Asnjë nuk do të na ndajë

10/09/2010 19:10

“Jemi një komb i bashkuar, i japim Zotit emra të ndryshëm, por asnjë nuk do të arrijë të na bëjë keq me ndarje të bazuara në diferenca fetare”.

Kështu është shprehur Barack Obama duke iu referuar vendimit të pastorit Jonës për të djegur Kuranin.

“Të djegësh Kuranin është kundër principeve që kanë lindur këtë vend. Shpresoj që kush e ka propozuar të ndërrojë ide”, tha Obama.

Në vigjilie të 11 shtatorit, presidenti nënvizon se edhe SHBA-të “nuk kanë qenë asnjëherë në luftë me Islamin, por me terroristët e Al Kaedës”.

Top Channel