Vajza e Jones: Babai im është çmendur

10/09/2010 21:30

“Babai im ka nevojë për ndihmë… mendoj se është çmendur”. Kështu është shprehur Emma Jones, vajza e pastorit Terry Jones, i cili propozoi djegien e Kuranit me rastin e përvjetorit të 11 shtatorit.

“Jam e shokuar dhe dënoj propozimet e tij”, është shprehur gruaja që nuk flet me të atin prej vitesh.

“Kur dëgjoj se çfarë thotë në intervista mbi arsyet e tij, më duket një tjetër. I kam shkruar edhe një letër ku i kërkoj të mos e bëj”, shton ajo.

Top Channel