Vuk Jeremic do të vazhdojë të kryejë funksionin e ministrit të Jashtëm të Serbisë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për largimin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori politik në Ministrinë e Jashtme serbe, Borko Stefanovic, i cili i ka quajtur spekulime lajmet e publikuara në mediat serbe.

“Rezoluta për Kosovën e miratuar të enjten në Asamblenë e Përgjithshme në Nju Jork nuk konfirmon pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Stefanovic.

Ai ka shtuar më tej se Beogradi është i gatshëm të zhvillojë bisedime me Prishtinën, duke theksuar se nuk ishte Serbia që i braktisi ato.

Top Channel