Imami i Nju Jorkut: Djegia e Kuranit, katastrofë

12/09/2010 17:40

Imami i xhamisë së Nju Jorkut, Fejsal Abdul Rauf paralajmëron një katastrofë në rast se digjet Kurani.

“Djegia e kopjeve të Kuranit do të përcillte një mesazh negativ dhe do të çonte në një katastrofë botën muslimane”, deklaron për mediat amerikane imami.

Rauf, përgjegjës edhe për xhaminë e parashikur të ndërtohet pranë “Ground Zero” në Nju Jork, shton më tej se spostimi i projektit të objektit të kultit prej “Ground Zero” do të sillte reagimin e botës muslimane dhe në veçanti të muslimanëve në SHBA, të cilët, sipas tij, do të ndjeheshin inferiorë dhe “nën presion” në tokën amerikane.

Top Channel