Netanjahu: Mund të ngrijmë ndërtimet në Bregun Perëndimor

13/09/2010 10:35

Kryeministri izraelit, Benxhamin Netanjahu ka hedhur një hap të madh në cështjen e negociatave të paqes me palestinezët, pasi ka deklaruar se Tel Avivi mund ta diskutojë sërish cështjen e ndërtimeve në Bregun Perendimor.

Kjo është një nga cështjet më delikate të bisedimeve mes palëve pasi i ka bllokuar negociatat e paqes që në vitin 2008. “Nuk e di nëse do të ngrijë plotësisht procesi i ndërtimit por nuk di gjithashtu pse duhet të ndërtohen 20 mijë ndërtesa”, shprehet Netanjahu për gazetën kombëtare, “Haaretz”.

Vitin e shkuar, Izraeli vendosi një moratorium 10 muajsh për ndërtimin e banesave në Bregun Perëndimor. Netanjahu është nën presion nga Autoriteti Palestinez dhe administrata amerikane për ta zgjatur sa më shumë moratoriumin që mbaron në fund të muajit shtator.

Takimi i parë pas dy vjetësh për paqen në Lindjen e Mesme u zhvillua në fillim të këtij muaji në Uashington, ndërsa të enjten, Netanjahu dhe Mazen do takohen në Egjipt ku sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, do të jëne negociatorë. “Sic na kërkojnë të njohim Shtetin e Palestinës, ashtu edhe ata duhet të njohin Shtetin e Izraelit si një shtet kombëtar i Njerëzve Hebrenj. Ky është themeli i vërtetë i paqes”, përfundon Netanjahu.   

Top Channel