Egjipti pret bisedimet për paqen

14/09/2010 08:00

Liderët izraelitë e palestinezë do të zhvillojnë raundin e dytë të bisedimeve për paqen në resortin turistik egjiptian, Sharm el Sheikh.

Ditën e hënë sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton deklaroi se, ka ardhur koha që të dyja palët t’i futen punës.

Ajo perseriti se Izraeli duhet ta zgjasë moratoriumin e tij mbi ndërtimet e reja në Bregun Perëndimor, që përfundon më 26 shtator.

Autoriteti Kombëtar Palestinez ka deklaruar se do të braktisë negociatat nëse ndërtimet në territorin e pushtuar rifillojnë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi të hënën se ai nuk mund ta zgjasë moratoriumin, por theksoi se nuk do të lejonte ngritjen e banesave të planifikuara. Ndërsa negociatori palestinez deklaroi se nuk mund të ketë zgjidhje gjysmake.

Top Channel