Paqja, Netanyahu-Abbas diskutuan cështjet kyce

14/09/2010 14:55

Liderët izraelitë dhe palestinezë kanë zhvilluar bisedime serioze mbi cështje kyce gjatë negociatave direkte për paqen, të mbajtura në Egjipt.

Kështu ka deklaruar i dërguari i SHBA për Lindjen e Mesme, George Mitchell, pas takimit mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit palestinez Mahmoud Abbas në Sharm el Sheikh.

Ai tha se të gjitha palët kanë rikonfirmuar synimin e tyre për të vijuar negociatat.

Bisedimet vijnë pas shqetësimit në rritje për përkeqësimin e situatës, pas përfundimit të moratoriumit izraelit që ndalon ndërtimet në Bregun Perëndimor.

Dy liderëve u është bashkuar në Sharm el Sheikh edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila ka deklaruar më herët se Izraeli duhet ta zgjasë planin për ngrirjen e kolonive.

Nga ana e tyre, zyrtarët palestinezë kanë deklaruar se do të braktisin negociatat nëse ndërtimet në territorin e pushtuar rifillojnë.

Top Channel