Izraeli: Jo kushteve mbi kolonitë

14/09/2010 21:25

Izraeli nuk do të pranojë asnjë kush paraprak mbi çështjen e vendosjes së kolonive hebreje në Bregun Perëndimor. Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë izraelite.

Në samitin e Sharm-el-Sheik, Ofir Gendelman ka theksuar edhe se Izraeli nuk do të zgjasë moratoriumin mbi ndërtimet.

“Jemi të vetëdijshëm se sa delikate është çështja për palestinezët dhe për këtë kemi synim të gjejmë një mënyrë që të ecim përpara”, theksoi ai.

Top Channel