Bisedimet e paqes spostohen në Jeruzalem

15/09/2010 17:10

Liderët izraelitë dhe ata palestinezë do të mbajnë bisedime të mëtejshme në Jeruzalem, një ditë pasi diskutuan në Egjipt për cështje kyce që kanë të bëjnë me konfliktin në Lindjen e Mesme.

I dërguari i SHBA për këtë rajon, George Mitchell, i cili ndihmoi në nisjen e bisedimeve të së martës, ka deklaruar se beson se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur.

Por bisedimet nuk prodhuan ndonjë progres të dukshëm përsa i përket cështjes së ndërtimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

Izraeli deri tani ka refuzuar të zgjasë më tej moratoriumin që ndalon ndërtimin e kolonive, ndërsa Autoriteti Kombëtar Palestinez ka paralajmëruar se do të braktisë bisedimet nëse ndërtimet rifillojnë.

Top Channel