Lindja e Mesme, Mitçëll optimist

16/09/2010 00:40

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë në Lindje e Mesme, Xhorxh Mitçëll shprehet optimist për çështjen e moratoriumit që ndalon ndërtimet hebraike në Bregun Perëndimor.

Mitçëll tha se kryeministri izraelit, Netanjahu dhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas po përballen kokë për kokë me konfliktet që shqetësojnë marrëdhëniet mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Ndërkaq, mediat izraelite pohojnë se kryeministri Netanjahu nuk do të rinovojë moratoriumin e ndalimit të ndërtimeve kolone në Bregun Perëndimor, moratorium ky që skadon më 26 shtator.

Top Channel