Kolonitë, SHBA: Të zgjatet moratoriumi

16/09/2010 11:20

Ndërmjetësit amerikanë kërkojnë zgjatjen me tre muaj të moratoriumit që ndalon ngritjen e ndërtesave të reja izraelite në Bregun Perendimor.

Propozimi është bërë për të caktivizuar një minë që rrezikon të kompromentojë perspektivën e negociatave direkte mes Izraelit dhe Palestinës.

Bisedimet për paqen sapo kanë rifilluar përmes iniciativës së Shteteve të Bashkuara dhe janë spostuar në Jeruzalem për raundin e dytë.

I dërguari i Uashingtonit për Lindjen e Mesme, George Mitchell deklaroi më herët se bisedimet për paqen kanë hyrë në rrugën e duhur.

Top Channel