Klos, banorët pa ujë

28/09/2010 14:40

Banorët e bashkisë Klos, gjatë muajit gusht dhe në vazhdim vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Furnizimi bëhet vetëm pak minuta në ditë dhe shkak për sasine e paktë të ujit jane nderhyrjet e jashteligjshme ne rrjet. Ndërkohë ujësjellësi  ka probleme dhe ne amortizimin dhe sa here ka rreshje shiu uji turbullohet.

Mungesa e ujit te pijshe eshte ndjere edhe ne spitalin e Klosit dhe ne qendren shendetesore. Sipas kryebashkiakut te Klosit, shkak eshte ulja e burimeve ujore qe furnizojne ujesjellesin.

Ne kete bashki eshte duke u ndertuar nje ujesjelles i ri qe ka gjasa te vihet ne pune brenda vitit.

Top Channel