Ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi deklaron se partitë politike në Kosovë kanë rënë dakord që zgjedhjet e parakohshme të mos mbahen brenda vitit.

Sipas Krasniqit, data do të vendoset pas konsultimeve me partitë, brenda afatit të parashikuar në Kushtetutë.

Telegraf bën të ditur se Krasniqi theksoi se bisedimet me Beogradin do të bëhen pas zgjedhjeve.

Edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për institucione te qendrueshme. Ai ka pranuar se pas dorëheqjes së Sejdiut është krijuar një situatë e re.

Top Channel