Vizat, Franca kërkon garanci

05/10/2010 19:35

Franca kërkon garanci sigurie nga Shqipëria dhe Bosnja në mënyrë që të japë dritën e gjelbër për heqjen e vizave.

Këtë ka deklaruar sekretari i shtetit Pierre Lellouche në Parlamentin francez, gjatë një seance debati në komisionin e Jashtëm të Asamblesë Nacionale.

“Ne mesuam se Komisioni Europian parashikon liberalizimin e vizave per boshnjaket dhe shqiptaret. Dua te di cili eshte qendrimi juaj dhe pozicioni i Frances mbi kete ceshtje dhe se ku jemi me kete etapë liberalizimi”, tha deputet i UMP, Michel Terrot.

Ndërkohë, sekretari i Shteti per ceshtjet europiane, Pierre Lellouche deklaroi. “Dua t’ju shpjegoj gjerat shume sinqerisht. Vitin e kaluar disa vende te ish-Jugosllavise perfituan heqjen e vizave, pra Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ato qe mbeten jane Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina. Nuk jane te njejtat vende. Ne cdo rast behet fjale per nje ceshtje delikate. Ajo qe mund t’ju them eshte se pozicioni im, i Presidentit te Republikes dhe mendoj se dhe i qeverise po ashtu, eshte se ceshtja e vizave eshte nje ceshtje sigurie dhe jo vetem nje dhurate diplomatike qe ne ofrojme pergjate kesaj rruge. Vizat jane nje ceshtje qe lidhet me sigurine dhe qe duhet te shoqerohen me garanci shume serioze. Ne parim ne nuk jemi kunder, por kemi kerkuar garanci sigurie nga keto dy vende”.

Kete jave heqja e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen do te votohet nga Parlamenti Europian, ndersa vendet antare e vleresojne dosjen ne nivelin e ministrave te Brendshem europiane me 8 nentor. Qendrimi ngurrues i Frances per heqjen e vizave ndaj Shqiperise dhe Bosnjes ka terhequr vemendjen e agjencise se specializuar te lajmeve per ceshtjet e BE-se, “Euroactiv”, e cila shfaqet me titullin: “Franca kunder bisedimeve te metejshme per liberalizimin e vizave”.  Duke iu referuar qendrimit te sekretarit francez te Shtetit per ceshtjet europiane, Pierre Lellouche, sipas “Euroactiv”, Franca  kritikon Komisionin Europian sepse ky institucion vijon bisedimet per heqjen e vizave me Ballkanin per “arsye politike”, duke neglizhuar risqet qe shoqerojne vendimin per hapjen e kufijve te BE-se.

“Komisioni kerkon marrjen e nje mase per te cilen nuk eshte ai qe do te menaxhoje efektet negative. Barra e menaxhimit te dallgeve te migrimit do te bjere mbi vendet anetare”, citon “Euroactiv” nje diplomat te larte francez, pas deklarates se sekretarit te shtetit Lellouche, ne komisionin e jashtem te Asamblese Nacionale ne France. Shkrimi i “Euroactiv” ze fill nga nje tjeter shkrim i te perditshmes franceze “Le Monde” me titull: “Franca frenon heqjen e vizave per shqiptaret dhe boshnjaket”. Ne kete shkrim, duke iu referuar burimeve te larta diplomatike, behet e ditur se Franca nuk eshte e vetme pasi dhe Hollanda e Danimarka kane rezerva per kete ceshtje.

I pyetur nga “Euroactiv”, Komisioni Europian ka sqaruar se puna e tij ka perfunduar me dhenien e rekomandimit dhe vleresimin e kritereve te udherrefyesit e se dosja tashme eshte ne duart e Parlamentit dhe vendeve antare te BE-se. Nderkohe, nje takim shpjegues eshte parashikuar gjate tetorit me ekspertet e vendeve skeptike antare, ku Komisioni do te argumentoje vleresimet pozitive qe ka raportuar per Shqiperine dhe Bosnjen. Burime diplomatike rrefyen per TCH se nje praktike e ngjashme u ndoq me Gjermanine muajin e kaluar, ku Komisioni u detyrua te raportonte me goje e me pas dhe me shkrim per te shuar hezitimet dhe pyetjet shtese te eksperteve gjermane.

Top Channel