Kosova do t’i zhvillojë zgjedhjet e parakohshme por ato nuk do te mbahen brenda këtij viti.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës që ushtron edhe detyrën e presidentit, Jakup Krasniqi deklaroi se javen tjetër do të flitet për një datë konkrete përmbajtjen e zgjedhjeve.

“Nëse jo këtë javë, javen tjetër po. Pas konsultimeve do kemi parasysh kërkesat e subjekteve politike, por data përfundimtare do merret në bazen e Kushtetutës. Mandati im është 6 muaj dhe pas kësaj kohe duhet të kryhen zgjedhjet”, shprehet Krasniqi.

Top Channel