“Vizat”, Berisha: Presim votën historike në PE

06/10/2010 11:35

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e sotme qeveritare se nesër në Parlamentin Evropian pritet një votë historike për Shqipërinë në kuadër të liberalizimit të vizave.

Shefi i qeverisë theksoi se për shqiptarët kjo përbën një arritje të jashtëzakonshme, duke qenë se prej dekadash shtetasit janë detyruar të qëndrojnë të mbyllur.

“Në nëntor shpresoj që të merret vendimi përfundimtar nga Këshilli i Ministrave dhe shpresoj që të realizohet ëndrra e një kombi që i është ndaluar lëvizja”, tha Berisha, duke theksuar edhe detyrimet që mbart me vete lëvizja e lirë.

Top Channel