Vizat, Berisha: Do t’i përmbahemi udhërrëfyesit

06/10/2010 15:25

Një ditë përpara se Parlamenti Europian të marrë vendimin për heqjen e vizave me Shqipërinë, Kryeministri Sali Berisha ka shpjeguar pozicionin e qeverisë franceze, e cila është shprehur se kërkon garanci për këtë proces. (UPDATE)

Sipas kryeministrit Berisha ky nuk është një pozicionim kunder i Frances për heqjen e vizave, vendim i cili do te duhet te kaloje, ne fillim te nentorit, edhe filtrin e fundit, qe eshte vota e ministrave te Brendshem të Bashkimit Europian.

“Qeveria franceze absolutisht nuk kundershton procesin dhe me shume te drejte kerkon garanci. Garancia qe kerkon qeveria franceze dhe qeverite e tjera partnere eshte qe qeveria shqiptare dhe autoritetet shqiptare ta kene udherrefyesin nje program te vazhdueshem pune. Qe te gjitha kerkesat e tij sipas ministrive dhe agjensive duhet te jene ne shqyrtim dinamik, te vazhdueshem. Lufta kunder kriminalitetit, lufta kunder korrupsionit duhet te njohin dimensione te reja”, tha Berisha.

Ne mbledhjen e qeverise, kryeministri Berisha i dha edhe nje pergjigje indirekte paralajmerimit te opozites per rinisjen e protestave, duke patur per qellim rrezimin e qeverise.

“Qeveria vazhdon axhenden e saj me intensitet te madh. Krahas axhendes se zhurmes mediatike, per te cilen ju keni lavderime dhe merita, se nuk jeni ju gjeneratoret e saj, ekziston edhe axhenda e qeverise, qe eshte axhende reformash, axhende e heqjes se vizave, e cila nuk mund te cenohet nga asgje tjeter”, tha Berisha.

Top Channel