Heqja e vizave, Shqipëria optimiste

06/10/2010 19:55

Në Parlamentin Evropian, i cili ka nisur seancën plenare, nuk pritet ndonjë debat i ashpër për cështjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen, që do të nisë rreth orës 20:30.

Zyra e zyrtarit të lartë të KE, Eduart Kukan ka bërë të ditur përmes një deklarate për shtyp, se do të kërkojë që procesi për heqjen e vizave të përshpejtohet.

Kukan shprehet se nëse ky proces nuk do të shtyhet, do të rrisë besimin e qytetarëve të Ballkanit tek Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, zyrtari tjetër Joseph Doul ka garantuar kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila po ndjek seancën, se 90% e eurodeputetëve do të votonin pro heqjes së vizave.

Por në mbledhjen e gurpeve parlamentare të partive  popullore evropiane, deputetët e tre vendeve kanë deklaruar se nuk do të votojnë pro. Megjithatë, kjo do të shihet nesër paradite kur do të votohet raporti i eurodeputetes Tanja Fajon.

Top Channel