Fajon: Shqipëria ka plotësuar kushtet

06/10/2010 20:40

Eurodeputetja Tanja Fajon, gjatë fjalës së saj në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ka rekomanduar heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen.

“Bosnja dhe Shqipëria kanë përmbushur kushtet”, kushtet ka deklaruar eurodeputetja socialdemokrate.

Edhe disa eurodeputetë të tjerë janë shprehur pro liberalizimit të vizave, duke vlerësuar se është dicka e nevojshme për zhvillimin e Ballkanit.

Gjithashtu, ata kanë vlerësuar se dy vendet kanë ecur më shpejt se fqinjët e tyre, Maqedonia dhe Serbia, kur kanë hyrë në procesin e liberalizimit.

Por gjatë seancës janë konstatuar edhe deklarata kundër heqjes së regjimit të vizave, për shkak të problemeve që Shqipëria dhe Bosnja kanë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Top Channel