Kacin e Lunacek: Të japim dritën jeshile

06/10/2010 21:15

Eurodeputeti slloven Jelko Kacin është shprehur pro heqjes së regjimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen.

“Dy vendet kanë bërë progres në shumë fusha, përfshirë këtu në plotësimin e tre parakushteve”, ka deklaruar Kacin.

Edhe eurodeputetja tjetër, Ulrike Lunacek e ka mbështetur propozimin dhe ka ftuar të gjitha vendet që nesër të votojnë pro.

“Nesër të miratojmë heqjen e vizave. Dy vendet kanë përmbushur kushtet, është koha të hapim dritën jeshile”, është shprehur Lunacek, e cila ka propozuar që në këtë proces të përfshihet edhe Kosova.

Top Channel