Vizat, pritet votimi në PE

07/10/2010 11:10

Parlamenti Evropian pritet që të votojë pas pak minutash raportin për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

Sipas gjasave pritet që propozimi të marrë shumicën e votave, por për procesin e heqjes së vizave, vendimtare është mbledhja e ministrave të 8 nëntorit.

Ndërkohë Parlamenti Evropian vijon diskutimin për cështje që mbeten pa shqyrtuar një ditë më parë. Në seancën e së mërkurës, raportuesja Tanja Fajon kërkoi që heqja e regjimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën duhet të hyjë në fuqi përpara Krishtlindjeve.

“Kolegë, përfaqësues të Këshillit e Komisionit, le të bëjmë më të mirën që ne mundemi, le të bëjmë një hap më shumë dhe t’u mundësojmë qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnjës që të udhëtojnë lirshëm, madje përpara festave katolike, Krishtlindjeve, përpara fundit të këtij viti”, tha një ditë më parë Fajon.

Top Channel