Fajon: Vizat, jo dhuratë

07/10/2010 13:30

Raportuesja për Vizat në Parlamentin Europian Tanja Fajon, pas votimit në seancë të propozimit të Komisionit për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën, u shpreh se asnjë vend anëtar nuk ka baza të mjaftueshme për të mos miratuar këtë propozim edhe në mbledhjen e Këshillit të BE-së në nëntor, duke u bere thirrje shteteve ende skeptike qe te mbajne premtimin e dhene ne nentor te vitit te kaluar.

“Une besoj se asnje vend anëtar nuk ka ndonje arsye cfaredo per te bllokuar liberalizimin e vizave ne Keshillin e nentorit. Sic e thashe, Komisioni Europian ka dhene vleresim pozitiv. Te dy vendet jane teknikisht gati, dhe parlamenti europian e njohu kete sot duke dhene mbeshtetje te forte per liberalizimin me te dy vendet. Ndaj duhet te nenvizoj nuk eshte ajo qe e quajme nje dhurate diplomatike, sic eshte prezantuar ne te kaluarën eshte besueshmeria jone ne loje. Ne duhet te mbajme premtimin e dhene. Nentorin e kaluar, ne se bashku me Keshillin u premtuam atyre se kjo do te arrihej kur te dy vendet te plotesonin te gjitha kriteret e domosdoshme, e se ne do ta shqyrtojme kete si ceshtje urgjente. Parlamenti Europian deshmoi sot se ne jemi serioz e besoj se dhe vendet antare duhet te tregojne te njejten gje.  U bej thirrje te gjitha atyre vendeve qe kane ende disa shqetesime se te dy vendet jane teknikisht gati  dhe eshte koha qe t’u japim atyre kete lajm te mire nga BE-se”, tha Fajon.

Fajon u shpreh se pas hyrjes se fuqi te liberalizimit te vizave per shqipetaret dhe boshnjaket, Kosova do te mbetet i vetmi territor i izoluar ne Ballkan. Kjo shton risqet sipas saj qe qytetaret e ketij vendi te perdorin rruge jo te ligjshme per te hyre ne BE.

“Per Kosoven me vjen keq qe nuk ka ende nje udherrefyes te qarte. Eshte e vertet se pas liberalizimit me shqiperine dhe Bosnjen, Kosova mbetet e izoluar dhe zhgenjimi do rritet, njerezit do te shqetesohen e mund te ndodhe qe te kerkojne rruge te palishme per te ardhur ne BE, cfare nuk eshte ne interesin tone. Besoj se eshte shume e rendesishme qe Komisioni te tregoje sesi mund te veprojne per kete proces autoritet e Kosoves”, tha Fajon.

E zhgenjyer qe Komisioni, ndryshe nga c’kishte informuar nuk e ndermori kete hap gjate shtatorit, Fajon premtoi se Parlamenti Europian do t’i drejtoje nje tjeter thirrje Komisionit per te nisur procesin e liberalizimit te vizave me Kosoven.

“Do të jetë shumë e vështirë për Kosovën, por shpresoj që ky vend të mos mbetet i izoluar”, tha Fajon.

Top Channel