Berisha: Votimi në PE, pas reformave tona

07/10/2010 12:10

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti Parlamentin Evropian për votimin e sotëm për vizat, të cilin shefi i qeverisë e konsideroi si historik.

Duke ia atribuar këtë arritje reformave,luftës me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar, anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, zgjedhjeve të lira të 28 qershorit dhe punës së qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se pa përmbushjen e standardeve votimi do të mbetej një ëndërr e largët për shqiptarët.

Në një konferencë për shtyp pas votimit, shefi i qeverisë ftoi kryetarin socialit Edi Rama që të votojë ligjin për Gjykatën Administrative, pasi dështimi në seancën e 30 shtatorit është një gabim i madh.

“Eshtë e paimagjinueshme për taksapaguesit amerikane, për Agjencine Amerikane ndërkombetare te ndihmes dhe zhvillimit, të cilët gjatë këtyre viteve kanë investuar në Shqipëri në shumë projekte e tani ne të sillemi në këtë mënyrë. Jemi gati ta mbledhim parlamentin edhe në një seancë jashtë radhe për të votuar ligjin e rëndësishëm”, tha Berisha.

Top Channel