Rama: U rrëzua muri i vizave për shqiptarët

07/10/2010 17:00

Kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar se me votimin e Parlamentit Europian u rrëzua muri i vizave për shqiptarët, duke i hapur rrugë lëvizjes së lirë të tyre dhe duke i dhënë fund vuajtjes dhe peripecive 20 vjecare.

Kreu socialist në një deklaratë për mediat është shprehur se kontribut në ketë arritje ka edhe opozita shqiptare.

“Kjo është pa dyshim një ditë e bukur dhe e rrallë për kënaqësinë që u sjell shqiptarëve në këto kohë të vështira. Ne shpresojmë që pas kësaj Franca nuk do të ndahet nga vendet e tjera kur ky votim të marrë formë në nëntor. Shqiptarët, të bllokuar për 50 vjet, nuk meritojnë një votim jo konsensual”, ka pohuar Rama.

Lideri i opozitës ka shtuar më tej se, sot është dita për të bërë apelin që ky mur të mos vonojë të bjerë edhe për qytetarët e Kosovës.

Top Channel