Presidenti i përkohëshëm i Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se vendimin për prishjen apo vazhdimin e koalicionit qeverisës e marrin liderët e partive.

Duke komentuar zërat mbi fundin e koalicionit PDK-LDK, Krasniqi është shprehur se deri tani nga dy partitë ka pasur vetëm deklarata individuale.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës ka nënvizuar gjithashtu se nga pozicioni i tij, nuk mund të ndërhyjë tek dy partitë që qeverisin vendin.

“Personalisht kam bindjen se duhet që ky koalicion të vazhdojë qeverisjen e vendit, në mënyrë që të nisin përgatitjet për zgjedhjet e reja, nga të cilat do të dalë një koalicion i ri”, ka pohuar Krasniqi.

Top Channel