Vizat, PS loboi te socialdemokratët në PE

07/10/2010 19:10

Një ditë përpara marrjes së vendimit të Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave, një grup deputetësh socialistë morën pjesë në mbledhjen e grupit socialdemokrat në PE.

Sipas njoftimit zyrtar të Partisë Socialiste, deputetët e opozitës kërkuan gjatë kësaj mbledhjeje mbështetjen e 189 deputetëve socialdemokratë për rezolutën e liberalizimit të vizave.

Deputetët socialistë thanë se, shqiptarët e meritojnë heqjen e vizave pas 20 vjet pritjeje të gjatë.

Grupi socialdemokrat përshëndeti rolin e Partisë Socialiste në këtë proces dhe deklaroi mbështetjen unanime për rezolutën e lëvizjes së lirë për shqiptarët, ashtu sic u verifikua sot gjatë votimit.

Top Channel