Aleanca Kosova e Re ka kritikuar qeverinë e Kosovës për lënien jashtë të vendit nga procesi i liberalizimit të vizave.

Anëtari i AKR-së, Gezim Mehmeti ka deklaruar se izolimi i Kosovës ka ardhur si pasojë e defekteve të politikës udhëheqëse.

Sipas tij, qeveria aktuale nuk e kupton mënyrën se si po zhvillohen proceset politike dhe ekonomike në Evropën bashkëkohore.

“Premtimet pompoze të bëra nga kreu i qeverisë, se Kosova në shtator të 2010-ës do të marrë udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave, ishte një lajthitje e radhës”, ka pohuar Mehmeti.

Top Channel