Takimi i ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me përfaqësues të partive politike nuk ka sjellë as sot datën e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

Megjithatë, është arritur konsensusi që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Pas takimit, Krasniqi ka bërë të ditur se i duhen edhe disa ditë konsultime derisa të përcaktojë datën.

Ai ka thënë se aktualisht mes partive ka qëndrime të ndryshme për kohën kur kosovarët duhet t’u drejtohen kutive të votimit.

“Të gjithë në një formë ose në një tjetër kanë rënë dakord që të respektohet ligji dhe Kushtetuta, por ka kërkesa të ndryshme që zgjedhjet të mbahen në fillim të shkurtit, në mes të shkurtit, ose në fillim të marsit. Megjithatë, ne do të kemi konsulta edhe me Komisionin Qendror Zgjedhor që të dimë me saktësi se cili është afati optimal për të ngritur institucionet që dalin nga zgjedhjet e lira”, ka deklaruar Krasniqi.

Top Channel