Kryeministri kosovar, Hashim Thaci ka deklaruar se Kosova është e gatshme për liberalizimin e vizave dhe ka shprehur bindjen se brenda tetorit ajo do të marrë udhërrëfyesin.

Thaci ka theksuar se qeveria e Kosovës i ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe ka plotësuar kushtet që parashtrohen nga KE.

“Nga fundi i korrikut qeveria e Kosovës informoi KE-në se janë plotësuar të gjitha kërkesat për liberalizimin e vizave dhe se është e gatshme ta fillojë procesin, i cili mund të përfundojë brenda vitit”, ka pohuar Thaci.

Qeveria e Kosovës është vënë në një stuhi kritikash nga opozita, për shkak se ka mbetur i vetmi vend i Ballkanit që nuk ka përfituar regjimin e lirë, pas sinjaleve pozitive për Shqipërinë dhe Bosnjen.

Top Channel