Vizat, Shkupi përshëndet Tiranën

08/10/2010 19:45

Partitë politike shqiptare në Maqedoni kanë përshëndetur vendimin e fundit të Parlamentit Europian për heqjen e vizave për Shqipërinë.

Ata janë shprehur se ky vendim është në përfitim të të gjithë shqiptarëve. “Jam i bindur se me këtë vendim po verifikohet kursi i reformave që po realizon Shqipëria dhe shpresoj që kjo të shërbejë si stimul për të dhe rajonin”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.

Edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci ka përshëndetur Shqipërinë për këtë vendim historik.

“Shqiptarët e maqedonisë nuk duan t’i humbin shpresat. Shqiptarët e Shqipërisë po shkojnë drejt një të ardhmeje të sigurtë, edhe e ardhmja jonë do të jetë e tillë”, është shprehur ai.

Top Channel