Haxhinasto bisedon me studentët për vizat

10/10/2010 13:40

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto priti një grup studentësh, me te cilet ka biseduar rreth procesit te liberalizimit te vizave, qe pritet te hyje ne fuqi javet e ardhshme.

Ministri Haxhinasto informoi studentët se procesi i liberalizimit të vizave do të shoqërohet edhe me programe të veçanta studimi dhe trajnimi afatshkurtër për të rinjtë, të cilët do të përfitojnë nga projekte të ndryshme që po negociohen me vendet anëtare të BE, sic eshte projekti i Lëvizjes Rinore.

Ministri i Jashtem Haxhinasto ndau me studentet te njejtin mendim se me liberalizimin e vizave, shqiptaret do te respektojne te gjitha rregullat e Bashkimit Europian, duke zbatuar detyrimin per te mos qendruar me shume se 90 dite ne hapesiren Shengen.

Top Channel