Indi-Bangladesh, 85 viktima në lumë

11/10/2010 09:10

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën në Indi pas mbytjes së një anijeje në lumin Gang.

Incidenti ndodhi në distriktin Buxar dhe sipas mediave të Nju Delhit, pjesa më e madhe e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Ndërkohë, në Bangladesh, një autobus me 50 pasagjerë ka rënë dje në ujërat e lumit Turag në distriktin e Dakas. Pas 24 orë kërkimesh, forcat e shpëtimit nuk kanë arritur ende të gjejnë mjetin e mbytur.

Top Channel