Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton nis turneun e saj në Ballkan, me Sarajevën për të vazhduar më pas me Beogradin dhe Prishtinën.

Vizitën triditëshe, zonja Klinton e fillon në Sarajevë, ku pritet të takohet me liderët e Bosnjës, për të diskutuar situatën pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Pas Sarajevës, zonja Klinton e viziton Serbinë dhe Kosovën.Gjatë qëndrimit në Kosovë, ajo do të takojë ushtruesin e detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, kryeministrin Hashim Thaçi si dhe ministrin e Jashtëm, Skënder Hysenin.

Top Channel