Kili, të martën nxjerrja e minatorëve

11/10/2010 19:20

Përpjekjet për të shpëtuar 33 minatorët e bllokuar nën tokë në Kili mund të nisin mesnatën e së martës.

Testi me kapsulën e shpëtimit është kryer me sukses, duke përshkuar pothuajse të gjithë thellësinë prej 622 metrash.

Minatorët janë bllokuar në minierën e San Hozesë që prej datës pesë gusht dhe pozicioni i tyre u arrit nga një mjet shpues ditën e diel.

Gërmimi i tokës, i njohur ndryshe si “Plani B”, u zhvillua në praninë e qindra personave, kryesisht familjarë të minatorëve.

Të dhënat e fundit mbi procesin e shpëtimit u bënë publike nga ministri kilien i Minierave, Laurence Golborne dhe inxhinierët.

Top Channel