Qyteti bunker buzë Jonit

11/10/2010 20:10

Dikur një perlë e bregdetit shqiptar, qyteti i 40 shenjtorëve, vendi i 300 ditëve diell në vit, Saranda sot është kthyer në një oaz të shpërfytyruar ku gjithçka tjetër përveç detit dergjet e betonizuar thuajse në mënyrë të pakthyeshme.

Duke mbajtur mbi shpine plackitjet dhe pushtimin e goteve, saraceneve, bullgareve, normaneve, venecianeve, osmaneve, por edhe andarteve greke, italianeve e gjermaneve, porti qe sherbente dikur si liman do te merrte diku ne fillim shekullin e 20 emrin Sarande.

Ne vitet 30 gjate drejtimit te Zogut shenohen ndertimet e para publike si dhe merr trajte urbanistika karakteristike, nga vendosja e rrugeve dhe ndertimeve me shkalle, tek shetitorja dhe muret mbrojtese. Ajo mbeti e tille deri diku ne fillim vitet 1990, kohe kur nisi shkaterrimi nga pushtuesit e rinj.

Qe ne hyrje Saranda paraqet nje fytyre te shperfytyruar, pishat dhe ullishtet e dikurshme jane zevendesuar nga ndertimet pa kriter, me lartesi e ngjyra te ndryshme, vila e pallate, nje rremuje e plote qe orjentimin ta ben edhe me te veshtire.

Thuajse ne te gjitha rruget mbizoteron kaosi, mes rrotullimeve te sterzgjatura, pluhurit, trafikut dhe zhurmes se cekiceve cpues qe duket sikur po kerkojne qendren e tokes.

“Është ngjitur çdo pallat me njeri-tjetrin, kodra këtej, këtej lart më keq akoma”, është shprehur fotografi, Luan Qendro.

Luani fotograf prej me shume se 40 vitesh e ka te veshtire te pershkruaje ate qe po ndodh ne cdo cep te qytetit te tij.

“Saranda është sot pak e kendshme. Sa e kendshme ka qene? Ka qenë shumë, ka patur gjelbërim, ka patur një farë frymëmarrje qyteti, tani siç e sheh është bllokuar. Të vijë i huaji të shikojë pallatet?! Është ngopur me pallate ai”, thotë Qendro.

Në mes te kesaj masakre urbane, ai tregon thuajse me krenari e ne te njejten kohe me keqardhje koleksionet e tij me fotot e qytetit te Sarandes, atehere kur i perngjante me shume nje parajse te vogel buze detit. E nga krahu tjeter shprehet i zhgenjyer per realitetin e sotem qe ofron Saranda e cngjyrosur.

Pergjate rrugeve, ndertimet jane ngjeshur aq shume sa kalimi nga nje dritare pallati tek tjetri nuk do te perbente kurrfare rreziku apo marrezie. E pavaresisht kesaj, ritmi i punes eshte thuajse impresionues, mjafton nje rrutullim koke per te pare qindra pallate e po aq gropa te tjera qe pergatisin ndertimin e rradhes.

“Kjo eshte nje konglomerat, nuk ka nje linje te caktuar, nuk merret vesh dhe te tere me leje ndertojne kjo eshte me e keqja, e marrin nje cope leje, po si merret me c’rruge merret ajo leja, kjo eshte per t’u diskutuar dhe vlen per te deshiruar”, thekson inxhinieri, Mane Lulaj.

E pare nga Kalaja e Lekurzit pamja behet edhe me e frikshme, thuajse e pabesueshme.

Gjelberimi ne qytet rezulton thuajse i zhdukur, pervec pak metrave katrorw lulishte te mbetura nga koha e komunizmit, edhe keto duhet te veshtrojne frikshem hijet e betonit qe po u afrohen. Per te mos folur per bregdetin qe tashme per banoret e Sarandes eshte kthyer ne luks. I rrethuar nga te gjitha anet nga ndertimet, e vetmja menyre per ta prekur mbetet te paguash parate tek pronari i rradhes se hotelit qe ka pronesuar edhe detin.

Ne nje fare menyre ne bashki pranojne katrahuren qe po shkaterron qytetin e Sarandes, por drejtimi i sotem hedh poshte pergjegjesite.

“Me thene te drejten eshte renduar pak qyteti dhe kjo nuk eshte e sotme eshte nje proces i trasheguar, ne e kemi frenuar goxha edhe dhenien e lejeve te ndertimit, po i japim me kriter dhe jo shume kateshe dhe duke kaluar koha po i leme numrin e kateve shume ulet dy deri ne tre kate”, shprehet Panajot Gunari, drejtor i Drejtorisë së Urbanistikës në Sarandë.

Sipas tyre, faji bie tek paraardhesit dhe mungesa deri ne vitin 2004 e nje plani rregullues. Por ne fakt realiteti nuk duket i tille e kete mund ta dalloje cdokush. Zoti Gunari pranon se shumica e ndertimeve kane nje leje te rregullt ndertimore, por duke bere nje xhiro te thjeshte ne qytet numri i ndertimeve qe jane ne proces duket krejtesisht jashte normales dhe plotesisht jashte kontrollit.

Nga plazhi i pllakave, tek pallatet qe po ngjiten frikshem drejt majes se malit, tek prerja e ullinjeve e pishave, tek shkaterrimi i shkalleve, lagjeve e shtepive te vjetra e historike, kjo eshte sot Saranda, qyteti ku edhe vete vdekja po betonizohet.

Top Channel