Kili, gjithçka gati për shpëtimin e minatorëve

12/10/2010 16:45

Sytë e botës janë drejtuar mbi minierën e San Jose’, në Kili, ku pas disa orësh do të fillojë operacioni për shpëtimin e 33 minatorëve të ngecur prej 5 gushtit në një prej galerive.

Operacioni pritet të fillojë rreth orës 20:00 (me orën lokale) kur në vendin tonë do të jetë 01:00.

Në atë orë kapsula “Fenix” do të bëjë testin e fundit.

Ndërkohë të paktën 1700 reporterë ndodhen në vendngjarje për të transmetuar ngjarjen.

Top Channel