Kili, zgjidhet i pari që do të dalë

12/10/2010 21:40

Do të jetë 31 vjeçari Florencio Avalos, i pari nga 33 minatorët e bllokuar që do të ngjitet.

Në pritje të tij do të jetë presidenti Sebastian Pinera që ka mbërritur në minierën e San Jose’.

Pas Avalos, vëllai i të cilit Renan, 29 vjeç, është mes 33 të tjerëve, do të ngjitet elektriçisti 39 vjeçar Mario Sepulveda dhe më pas boliviani Carlos Mamani.

Top Channel