Kili, përgatitjet e fundit për nxjerrjen e minatorëve

13/10/2010 01:00

Grupet e shpëtimit në minierën e San Hozesë në Kili përgatiten për nisjen e operacionit të shpëtimit të 33 minatorëve të bllokuar nëntokë që prej 68 ditësh.

Përgatitjet janë duke mbërritur në fazën finale, ndërsa autoritetet kiliane thanë për mediat se operacioni pritet të nisë brenda minutave të ardhshme, kohë kjo që gjithësesi mbetet relative dhe në bazë të vlerësimeve teknike të specialistëve. Sipas tyre është punuar për t’u siguruar që gjithçka të kryhet nën sigurinë e plotë.

Autoritetet shtuan se janë shtruar fibrat optike për telekamerën që do të mbikqyrë të gjithë punën e grupit të shpëtimit.  

Top Channel