Minatorët, Obama: Lutemi për ta

13/10/2010 01:50

Operacioni i shpëtimi të 33 minatorëve në Kili mori mbështetjen dhe lutjet edhe të presidentit amerikan Barak Obama.

Në një deklaratë të tijën, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se po lutet që 33 minatorët të dalin në sipërfaqe shëndoshë e mirë dhe të ribashkohen me familjet e tyre.

Ndërkohë, qindra të afërm e familjar ndodhen në vendngjarje ku ka nisur operacioni i shpëtimit të minatorëve të bllokuar. Familjarëve u bashkohen edhe qindra gazetarë e reporterë të mediave ndërkombëtare që po pasqyrojnë direkt ngjarjen.

Top Channel